Finalja e madhe e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka bërë të ditur listën e lojtarëve të grumbulluar për finalen e madhe ndaj Prishtinës.
KF Llapi para pak çasteve ka publikuar edhe listën e lojtarëve, që mund ta ndiqni më poshtë:

Si Llapi, ashtu edhe Prishtina nuk e kanë siguruar kalimin në Europë nga sezoni i rregullt, andaj sonte do jetë një ndeshje e zjarrtë.
/GazetaBlic Sport


