Lajme

Kjo është gruaja që do të drejtojë shërbimin sekret në Itali

05/13/2021 18:50
nga:Y I

Një ish-ambasadore është emëruar si gruaja e parë që do të drejtojë shërbimet sekrete të Italisë.

Kryeministri Mario Draghi njoftoi ditën e enjte se Elisabetta Belloni është vendosur në krye të një prej detyrave më të rëndësishme për sigurinë e shtetit.

63-vjeçarja Belloni ka një karrierë shumë të pasur dhe caktimi i saj në krye të shërbimeve sekrete u mirëprit nga shumë politikanë italianë mes të cilëve dhe Matteo Salvini, i cili e vlerësoi si një “një grua me guxim”, shkruan BBC.

E lindur në vitin 1958, Elisabetta Belloni u bë një nga vajzat e para që hynte në shkollën “Massimiliano Massimo”, ku ka studiuar dhe kryeministri Draghi./Gazeta SHQIP