Showtime

Kjo është gjendja shëndetësore e Xhulit pasi u kthye nga spitali

01/16/2023 16:37
nga:N M

Banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Juliana Nura ka folur për gjendjen e saj shëndetësore.

Ajo ka treguar se tash e dy ditë është ndier keq pasi kishte dhimbje barku, por falë ndërhyrjes së shpejtë nga ana e produksionit, Juli tha se sot ndihet mirë.

Xhuli poashtu tregoi se ishte në spital dhe se trajtimin e mori me kohë.