Lajme

Kjo është gjendja e të lënduarit nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë

08/22/2024 12:07
nga:G B

Në një aksident mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë, mbetën të lënduar tre persona.

Njëri nga ta u dërgua për në QKUK, ndërkaq tani a është në gjendje stabile.

Kështu bëri të ditur për Klankosova, drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

“I janë bërë ekzaminimet e nevojshme, dhe ai është në gjendje stabile. Pacienti mund të transferohet në ortopedi”, tha Syla.