Fit&Sexy

Kjo është foto që duhet të bëni patjetër para se të niseni me pushime

07/01/2021 15:40
nga:G C

Pushimet duhet të jenë qetësuese, por ndonjëherë është e pamundur. Për shumicën e njerëzve, në çastin kur çlirohen nga detyrimet e përditshme të punës dhe shkollës, truri i tyre e mbush këtë boshllëk duke u shqetësuar që e kanë lënë sobën e ndezur.

Sipas Lifehacker, ka një mënyrë të thjeshtë për ta zgjidhur këtë çështje. Ndërsa dilni nga shtëpia, hyni në kuzhinë dhe bëjini një foto furrës me telefon.

Në këtë mënyrë, kurdo që truri juaj vendos ta ndërpresë përgjumjen e pasdites buzë detit, mund të shihni foton e të vazhdoni përgjumjen.

Ky truk nuk është vetëm për furrat. Bëni nga një foto edhe për kondicionerin, drynin në portën e jashtme, garazhit apo gjithçkaje tjetër që mund t’ju zgjojë nga gjumi.

Kur keni prova të fotografuara që gjithçka është në vendin e saj, mund t’u ktheheni pushimeve të qeta.