46 është numri i të vdekurve në aksidentin me autobus në Bullgari në orët e hershme të së martës.
Autobusi me shtetas të Maqedonisë së Veriut që po udhëtonte nga Turqia, është rrotulluar në orët e hershme të së martës në autostradë në perëndim të Bullgarisë e më pas është përfshirë nga zjarri.
Në mesin e viktimave janë 12 fëmijë, duke përfshirë edhe dy binjakë.
Mësohet se katër anëtarë të një familje shqiptare mbetën të vdekur. Avni Ahmeti -1985, Xhihan Ahmeti-1985 dhe dy fëmijët Luan Ahmeti – 2017 dhe Alban Ahmeti-2017.
Kujtojmë se kryeministri Zoran Zaev ka thënë se lidhur me shkaqet për aksidentin do të lejojë që autoritet e Bullgarisë, të kryejnë hetimin.
Zaev tha se ka biseduar me njërin nga udhëtarët i cili ka thënë se të gjithë kanë qenë duke fjetur në momentin kur ka ndodhur shpërthimi. Tre prej tyre kanë arritur që të thyejnë xhamin dhe disa kanë arritur që të shpëtojnë.
Ai tha se do të jenë falënderues autoriteteve bullgare nëse arrijnë që zbulojnë arsyet e aksidentit dhe të njëjtat do t’i ndajnë me qytetarët e Maqedonisë. Po ashtu Zaev tha se në mesin e viktimave ka një familje të tërë si dhe dy shtetas të huaj, një me shtetësi të Belgjikës dhe një të Serbisë.