Sporti

Kjo është dita kur do të hedhet shorti për raundin eliminues të Ligës së Kampionëve

12/08/2021 22:57
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve.

Barcelona është mposhtur thellë nga Bayerni, 3 me 0, duke u eliminuar nga kompeticioni më i madh i futbollit evropian, shkruan GazetaBlic Sport.

“Blaugranët” tashmë do të vazhdojnë misionin e tyre në Europa League. Benfica ka kaluar tutje nga vendi i dytë, sepse vendi i parë nuk ishte asnjëherë në diskutim, atje ku Bayern Munich ka bilanc maksimal.

Manchester United ka kaluar tutje edhe pse sonte barazoi ndaj Young Boys 1 me 1. Grupi nuk u kompletua ende për shkak se ndeshja mes Atalantas dhe Villarreal u shty për shkak të borës së madhe.

Lille dhe Salzburg kanë kaluar tutje poashtu nga Grupi G, pas fitoreve ndaj Wolfsburg dhe Sevillas.

Të hënën do të hedhet shorti për raundin eliminues të Ligës së Kampionëve, ngjarje kjo që fillon në ora 12;00.

/GazetaBlic Sport/