Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka qëndruar për vizitë në shtëpinë e ish presidentit Hashim Thaçi, raporton Gazeta Blic.
Ai është takuar me prindërit, gruan dhe djalin e tij.
Përpos familjes, të pranishëm kanë qenë edhe figura të PDK-së, Vlora Çitaku, Fadil Nura, Sami Lushtaku e të tjerë.
Gjatë vizitës Rama i ka dhuruar babait të ish presidentit Thaçi stemën e heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ndërsa që ka marrë si dhuratë nga familja një flamur kombëtar./Gazeta Blic/



