Showtime

Kjo është dhurata që Elvana iu bëri Ramushit dhe Anitës

07/05/2021 16:29
nga:Genita C

Këngëtarja shqiptare e cila shquhet për vokalin e saj para 3 muajve ka lansuar albumin “Çelu”.

Albumi përmban gjithsej 7 këngë të cilat u pëlqyen shumë nga publiku i saj besnik.

E sot Elvana zgjodhi dy persona të veçantë për t’iu bërë dhuratë albumin e saj.

Anita dhe Ramushi janë të përzgjedhurit e këngëtares, e cila me kënaqësi iu erdhi në vizitë për t’iu bërë dhuratën e këndshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Anita Mucaj (@amucaj)


“Elvana Gjata na nderoi duke na e dhuruar nje album me plot dashuri qe vetem ajo di te krijoi!! Faleminderit per cdo emocion, cdo dashuri dhe plot sentiment ne secilin varg te seciles kenge, ka shkruar Anita teksa sjellë foton me këngëtaren.

Përndryshe, “Loti” është projekti më i fundit i këngëtares me të cilin grumbulloi plotë 7 milionë shikime në yotube.