Lajme

“Kjo është dëshmi e gjendjes së rëndë nëpër shkollat tona”- Këshilli i Prindërve reagon pas sulmit seksual ndaj nxënëses në Deçan

06/13/2023 17:37
nga:Y I

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka dënuar sulmin seksual të mësimdhënësit ndaj nxënëses në Deçan.

Këshilli i Prindërve është shprehur se ky veprim meriton dënim “të rëndë” ligjor, gjykim “të fortë” publik, në mënyrë që veprime të tilla të mos ndodhin më.

“Ky veprim, që meriton denim të rëndë ligjor, kërkon edhe gjykim të fortë publik nga e gjithë shoqëria, që aktet e tilla të mos guxojnë as të mendohen, e lëre më të ndodhin.Kjo është, fatkeqësisht, dëshmi e gjendjes skajshmërisht të rëndë të gjendjes nëpër shkollat tona, ku kemi pasur disa raste të raportimeve të ngjashme por ka edhe raste të frikës së raportimit të tyre.Institucionet e Kosovës, por edhe gjjthë shoqëria, e sidomos prindërit, duhet të gjejnë guximin për të vendosur kufi të qartë e të paprekshëm të mbrojtjes së fëmijëve” thuhet në reagimin e tyre.

Reagimi i plotë: