Sporti

Kjo është deklarata e trajnerit të Ulpianës pas fitores dramatike ndaj Ballkanit

10/31/2021 15:25
nga:E K

Ballkani është befasuar sot përballë Ulpianës.

Ndeshja u përmbyllë me rezultat 2-1 në të mirë të Ulpianës, shkruan GazetaBlic Sport.

Goli i parë në këtë takim erdhi si autogol i anëtarit të Ulpianës, Ardi Shala në minutën e 47’të të takimit.

Për të barazuar shifrat u përkujdes, Conceicao i cili shënoi në minutën e 69’të të takimit.

Krejt në fund në minutën e 92’të Ardi Shala përmirësoi gabimin e tij dhe shënoi golin e fitores për Ulpianën.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova, i cili tha se Ulpiana ishte më e mirë në pjesën e dytë dhe kontrolluan lojën.

“Ndjenjat janë shumë të mira si pas çdo fitore, pjesa e parë ishte më e mirë për Ballkanin por pjesa e dytë na takoi neve, ne kemi bërë vetëm dy ndeshje të dobëta, Ulpiana gjithmonë ka bërë ndeshje të mira por rezultatet nuk ishin të mira”, tha Tetova.

/GazetaBlic Sport/