Sporti

Kjo është data e gjykimit të Benzemas, francezi mund të dënohet rëndë

10/22/2021 17:55
nga:E K

Ylli i Real Madrid, Karim Benzema i cili po kalon një formë fantastike këtë sezon mund të dënohet me burg.

Francezi është akuzuar nga një tjetër futbollist i njohur i Kombëtares së Francës, Valbuena për shantazh ndaj tij për mos publikimin e disa video kasetave seksuale që ndodhën në vitin 2015, përcjell GazetaBlic Sport.

“The Athletic” raporton se data e gjykimit të Benzemas do të jetë 24 nëntori.

Prokurorët kanë kërkuar që sulmuesi i Realit të dënohet me 10 muaj burg dhe 75 mijë euro gjobë.

/GazetaBlic Sport/