Lajme

Kjo është cilësia e ajrit sot në disa qytete të Kosovës

06/03/2021 15:37
nga:M K

Sot në Kosovë shumica e qyteteve kanë ajër kryesisht të cilësisë së pranueshme.

Sipas Institutit Hidrometereologjik të Kosovës (IHMK), cilësi të pranueshme të ajrit kanë Mitrovica e fshati Palaj e, që gjithashtu të njëjtat rezultate i japin edhe dy ekipet mobile të matësve të vendosura në Prishtinë.

Ndërsa, në Drenas, Gjilan, Han të Elezit, Obiliq, Pejë e Prizren cilësia e ajrit, sipas IHMK-së, është mesatare. Për Brezovicë nuk ka të dhëna sa i përket të cilësisë së ajrit për ditën e sotme.

IHMK bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Materiale me rëndësi për cilësinë e ajrit mund t`i lexoni duke klikuar në LINK.

LEXO EDHE:

Selakoviq i ankohet Palmerit: Retorika e Kurtit s’po kontribuon në dialog