Showtime

Kjo është arsyeja pse Xheisara mbajti të fshehtë hyrjen e saj në “BB VIP”

01/09/2022 10:06
nga:Donika Fetahu

Në mbrëmjen e djeshme, gjatë diskutimit mes banorëve të “BBV”, banorja e re, Xheisara ka treguar për eksperiencën e saj të hyrjes në shtëpinë më të famëshme në Shqipëri.

Ndër të tjera ajo ka rrëfyer se hyrja e saj ka qenë një sekret ndaj familjës së saj dhe këtë gjë e ka ditur vetëm e motra.“Përveç motrës nuk i kam thënë të shtëpisë pse jam futur,do kisha qenë më keq po ti kisha thënë dhe të isha futur sepse e njoh mamin tim,do më thoshte jo se do të shohin njerëzit”- ka thënë këngëtarja, shkruan GazetaBlic.

Pastaj Donaldi reagoi i habitur duke i thënë se ajo punon tashmë në jetën e natës.

“Po ti je vajzë e skenës, ti punon në jetën e natës”, i tha ai. Xheisara i tha se është shqetësuar për shëndetin e mamasë së saj dhe i druhej një reagimi të mundshëm të saj.

“Sado të jem vajzë e skenës unë shqetësohem për shëndetin e mamit tim sepse është një person që i përjeton gjërat,kurse babin e kam komplet ndryshe,më thot bëj çfarë të duash dhe mos e vrit mendjen se çfarë thonë njerëzit se atë punë kanë”, e replikoi ajo./GazetaBlic/