Sindikalisti, Driton Xhafa, iu është kthyer kundër kreut të Sindikatave të Shëndetësisë pas takimit të Blerim Sylës me Kurtin.
Zyrtari Ligjor në Ministrinë e Administrimit te Pushtetit Lokal, Driton Xhafa ditë më parë ka pubikuar një postim ku tregohej mbi takimin e shoqatave sindikale të shërbimit civil të pritura në Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Mbishkrimi në këtë postim nga Z.Xhafa ishte: Hapi i parë “Dialogu Social”.
Ndërkaq sot, Xhafa përmes një reagimi në Facebook është kthyer kundër Sylës, duke i rënditur disa nga arsyet pse kreu i sindikatës nuk duhet të pritet më në takim.
Sipas Xhafës, Syla nuk e ka aspak hallin dhe dertin e puntorëve shëndetësor, por politikën.
Gjithashu ai ka thënë se është mësuar të shfrytëzojë postin në sindikata si paradigmë që nesër të jetë në poste publike e politike.
Krejt në fund, Xhafa akuzon gjithashtu edhe mediat që sipas tij ju përshtatet që në emision të kenë përfaqësues që bëjnë politikë dhe jo sindikata që merren me realizimin e të drejtave të puntorëve.
“Pse nuk duhet me i prit në takim
Një emision i kushtohet shëndetësisë dhe kërkesave të tyre ndërsa kryesindikalisti Blerim Syla flet për politikë dhe deklarata politike. Nuk e ka aspak hallin dhe dertin e punëtorëve shëndetësor.
Në takime me stafin menxharial e në këtë rast me Kryeministrin, asnjë deklaratë tjetër nuk duhet të bëjë përshtypje përveç realizimit të kërkesave të asaj çka përfaqëson.
Nuk kanë faj se janë mësuar qe me shfrytëzuar postin në sindikata si paradigmë qe nesër të jeni në poste të rëndësishme politike dhe publike.
Si duket edhe mediave po ju përshtatet qe në emision të kenë përfaqësues që bëjnë politikë dhe jo sindikata qe merren me realizimin e të drejtave të punëtorëve”, ka shkruar Xhafa.