Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nesër do të mbajë konferencë për media.
Më herët është dhënë njoftimi, por pa u treguar arsyeja e konferencës.
LDK tashmë e ka treguar arsyen, bëhet fjalë për çështjen e energjisë elektrike dhe reduktimet e ditëve të fundit në Kosovë.
Folës në këtë konferencë do të jetë Visar Azemi.
“Të nderuar përfaqësues të medieve, Lidhja Demokratike e Kosovës në konferencën e nesërme për medie, në orën 11:00 trajton çështjen e reduktimeve dhe problemet energjetike, ku folës do të jetë, Visar Azemi. Konferenca mbahet në Selinë Qendrore. Ftohen mediet të përcjellin këtë ngjarje”, thuhet në njoftim.


