Lajme

Kjo është 18 vjeçarja që u dërgua në Spitalin e Ferizajt pa shenja jete

08/23/2021 09:57
nga:Gazeta Blic

Pasditen e djeshme është dërguar pa shenja jete një 18 vjeçare në Spitalin e Ferizajt. Ajo u dërgua nga dy persona të cilët ikën nga spitali pasi e lëshuan viktimen, shkruan Gazeta Blic.

Policia e Kosovës mbrëmë njoftoi se ka arritur të arrestoj njërin të dyshuar ndërsa tjetri vazhdon të mbetet në arrati.

Viktima 18 vjeçare është Marigona Osmani, fotografia e së cilës është publikuar në Facebook nga një faqe lokale e Ferizaj.

Njoftimi i prokurorisë: 18-vjeçarja u keqtrajtua fizikisht nga dy persona, një i dyshuar ende në arrati