Inter dhe Milan kanë barazuar në derbin e madh italian të kësaj jave.
Fillimisht skuadra mysafire kaloi në avantazh me golin e Calhanoglut, shkruan GazetaBlic Sport.
Calhanoglu shënoi nga pika e bardhë në minutën e 11’të të takimit.
Stefan de Vrij gjeti golin por në portën e gabuar në minutën e 17’të të takimit për të barazuar shifrat në 1-1.
Martinez kishte rastin e artë që ta dërgonte ekipin e tij në avantazh pas pjesës së parë, por nga penalltia nuk arriti t’a mposht portierin e Milanit.
Pjesa e dytë nuk na dhuroi gola dhe ndeshja u mbyllë me rezultat të njëjtë 1-1.
Me këtë rezultat, Milani mbetet në vendin e dytë me 32 pikë aq sa ka edhe lideri, Napoli, kurse Inter pozicionohet në vendin e 3’të në tabelë me 25 pikë.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i Milanit, Stefano Pioli i cili tha se skuadra e tij tregoi sot se janë një ekip i fortë.
“Ishte e komplikuar, e vështirë, ne vuajtëm shumë në 20 minutat e para të pjesës së dytë. Interi është i fortë, por sot kemi treguar se edhe ne jemi të fortë . Përfituam nga të gjitha fazat për të sjellë diçka në shtëpi”, tha Pioli fillimisht për DAZN.
“Ne mund të kishim mbështetur më shumë te Zlatan, në çdo rast ishim të rrezikshëm pa u tërhequr asnjë centimetër. Rikuperimi i Rebic është shumë i rëndësishëm, ai ka karakteristika thelbësore për ekipin. Leao luajti të gjitha ndeshjet dhe ishte më pak i shkëlqyer se zakonisht”, shtoi ai.
“Po, ne ishim të guximshëm sidomos në fazën mbrojtëse. Ne sulmuam me shumë lojtarë në pjesën e parë, treguam një dëshirë të madhe për të sjellë në shtëpi një rezultat të mirë. Vetëm ne dhe Napoli jemi ende të pamposhtur në ligat kryesore evropiane”, përfundoi trajneri i Milan.
/GazetaBlic Sport/


