Erik Ten Hag të hënën e kësaj jave është shkarkuar nga posti i trajnerit të Manchester United.
Tekniku holandez u shkarkua pas rezultateve të dobëta në fillim të këtij sezoni, ndërsa sot Manchester United ka zyrtarizuar Ruben Amorim si trajner të ri..
Sipas gazetës angleze, ai tashmë ka planifikuar që të rikthehet në pronën e tij në Austri për të reflektuar për kohën e tij tek Unitedi në atë që kanë qenë dy vite e gjysmë mjaft të vështira.
Ten Hag ishte pjesë e Manchester United që nga viti 2022, ndërsa ka fituar dy trofe, Carabao Cup në vitin 2023 dhe FA Cup sezonin e kaluar.