Lajme

Osmani para mediave: Jam gati t’i takoj individualisht liderët e partive politike, këto s’janë konsultime për Qeverinë

05/15/2025 15:44
nga:Sh R

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po mban konferencë për media pas takimit me krerët e partive politike në Kosovë.

Osmani fillimisht ka sqaruar se nga ora 16:00 do të takojë edhe përfaqësuesit e partive politike të komuniteteve pakicë, ndërsa pas kësaj, do të niset për në Tiranë.

“Po ju njoftoj që arsyeja pse u desh të mbaj këtë konferencë tani dhe jo pas takimit me përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo shumicë, është se më duhet me njëherë të udhëtoj për në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Desha t’ju njoftoj për disa prej çështjeve që i diskutuam në takimin me liderët e partive kryesore në vend.

Sot bëhet një muaj nga seanca e parë në Kuvendin e Kosovës, por që fatkeqësisht edhe pas 16 përpjekjesh nuk ka pasur rezultat në konstitumin e Kuvendit” – tha ajo, transmeton Nacionale.

Presidentja e shtetit ka thënë se nëse ka nevojë, nga java e ardhshme do të fillojë takimet individuale me liderët e partive politike.

“Pasojat kryesore i bartë vendi ynë dhe qytetarët, kjo është arsyeja pse në zbatim të kompetencave të presidencës kam ftuar kryesuesit e partive politike dhe bartësit e koaliconeve, dhe pas pak do të takohem me partitë e komuniteteve jo shumicë për të diskutuar rrugën përpara.

Më lejoni të sqaroj se ky është vetëm takimi i parë, nëse është e nevojshme, nga java tjetër do të takoj liderët e partive edhe individualisht për të vazhduar edhe me formate më pas sipas nevojes.

Këto nuk janën kosnultime për krijimin e qeverisë sepse këto i takojnë ekskluzivisht partive politike. Diskutimet e sotme, së paku nga ana ime, kanë qenë të fokusuara në tërësi te çështja e konstituimit të Kuvendit…” – u shpreh ajo.