Lajme

Kastrarti: Sot një hapsirë 6 hektarëshe po kthehet në mundësi ndertimi banesor për rrethin e ngusht të kryetarit aktual

07/05/2025 20:25
nga:Sh R

Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrarti, ka reaguar ndaj miratimit të Planit Zhvillimor Komunal që parashikon ndërtimin në një hapësirë 6 hektarëshe në qendër të qytetit, raporton GazetaBlic.

Ai thotë se kjo tokë nuk është një hapsirë çfardo por është një pjesë e kujtesës kolektive.

Tutje ai thotë se sot kjo hapsirë po kthehet në mundësi ndërtimi banesor për rrethin e ngusht të kryetarit aktual.

Postimi i plotë:

Si n’bahçe t’babës n’bahçen e qytetarëve

Dje u miratua Plani Zhvillimor Komunal i Kamenicës. Brenda tij, është parapa që hapësira 6 hektarëshe në zemër të qytetit, të shndërrohet në zonë ndërtimi. Me t’njofshëm për t’njofshëm.

Kjo hapësirë nuk është një tokë çfarëdo. Është pjesë e kujtesës kolektive. Është simbol i punës së përbashkët, i prodhimit vendor, e i mundësisë nga e kaluara.
Sot po kthehet në mundësi ndertimi banesor për rrethin e ngusht të kryetarit aktual.

Gjatë kohës sa kam qeverisur, kemi insistu që bahçja t’i përkas komunës dhe e kemi fitu kontestin gjyqësor për t’ia kthy qytetarëve të Kamenicës.

Tash po planifikohet per privatin. Në një kohë kur Kamenica e ka nivelin më të lartë të migrimit në Kosovë, kur të rinjtë po e lëshojnë vendin për mungesë mundësish, nuk mund ta trajtojmë këtë truall si mall privat.

Në vend të ndërtimeve private, aty duhet të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët.

Kamenica meriton më shumë. Kamenica e meriton vizionin që i hapë rrugë jetës e gjallërisë.