Lajme

Kurti mirëpritet nga ministri irlandez, flasin edhe për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës

03/01/2024 17:58
nga:Sh R

Vizitën në Irlandë, kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti, e vijoi me takimin me ministrin e shtetit për Çështje Evropiane, Peter Burke, me të cilin folën për marrëdhëniet dypalëshe, integrimin evropian dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Nga zyra e kryeministrit theksojnë se Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës në proceset integruese dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Ai foli veçanërisht për reformat demokratike përgjatë qeverisjes së deritanishme, rezultatet e të cilave janë mbështetur edhe nga raportet e organizatave të rëndësishme e të besueshme ndërkombëtare, dhe për objektivat e Qeverisë për vitin 2024 në kontekstin e integrimeve evropiane”.

“Theks të veçantë iu dha kërkesës për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe mundësisë që Plani i Rritjes së BE-së paraqet për secilin nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet tutje në njoftim.