Sporti

Kjaer reagon pas kualifikimit të Danimarkës në gjysmëfinale

07/03/2021 23:22
nga:E K

Danimarka ka arritur të mposht Çekinë në çerekfinale të Kampionatit Evropian për të siguruar biletën për në gjysmëfinale.

Danezët fituan ndeshjen me rezultat të ngushtë 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Llogarinë e golave e hapi Delaney në minutën e 5’të të takimit.

Delaney shënoi gol më kokë pas harkimit nga korneri.

Dolberg u përkujdes për të dyfishuar rezultatin e danezëve në minutën e 42’të të takimit.

Kurse golin e vetëm për çekët e shënoi sulmuesi, Patrik Schick në minutën e 49’të të takimit.

Pas kalimit në gjysmëfinale ka reaguar kapiteni danez, Simon Kjaer në Twitter.

Ai tha se është i lumtur me arritjen në gjysmëfinale dhe i falenderoi tifozët për përkrahjen.

“Shumë i lumtur me arritjen në gjysmëfinale të Euro 2020, faleminderit për përkrahjen tuaj”, tha Kjaer.

/GazetaBlic Sport/