Sporti

Kjaer: Qëllimi i Danimarkës ka qenë të arrijmë në gjysmëfinale, por s’ndalemi me kaq

07/05/2021 09:14
nga:Lorik J

Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer tha se qëllimi i Danimarkës ishte të arrinte në Wembley – por pranoi se ai do të gënjente nëse do të kënaqej me kaq.

“Synimi ynë ishte të shkonim në Wembley,” tha Kjaer për UEFA.com.

“Do të gënjeja po të thosha se mjafton që kemi arritur në gjysmëfinale. Tani ne mendojmë për rigjenerim, sepse do të kemi një lojë tjetër shumë të rëndësishme për të luajtur”, përfundoi Kjaer.

Danimarka u kualifikua në fazat e nokautit me një fitore 4-1 ndaj Rusisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, para se të mposhtte Uellsin dhe Republikën Çeke për të zënë një vend në gjysmëfinale.