Sporti

Kjaer për reagimin tek rasti i Eriksenit: Nuk kam bërë asgjë, të gjithë do të vepronit njësoj

06/21/2021 14:15
nga:Lorik J

Kapiteni Simon Kjaer kthehet të flasë për mbasditen më të gjatë të jetës së tij, atë që pa arrestin kardiak të shokut të tij të skuadrës Christian Eriksenin në ndeshjen e parë të Euro 2020 kundër Finlandës.

“Ne reaguam bazuar në emocionet tona. Fryma e grupit na ndihmoi sepse është thelbësore për ne. Ishte një pasdite që nuk do ta harrojmë kurrë. Ne jemi të lumtur që Eriksen është mirë dhe së bashku me familjen e tij, tani ai do të duhet të të fillojë një proces të gjatë dhe shpresoj se ai mund të ketë kohën që i nevojitet”, tha fillimisht Kjaer.

“Unë i ftoj njerëzit t’i japin atë kohë me familjen e tij. Pjesa tjetër e ekipit do të vazhdojë të punojë për gjërat që ai mund të kontrollojë, të tilla si luajtja e futbollit. Është një nga gjërat më të pabesueshme që më ka ndodhur ndonjëherë. Ndërhyrja ime? Unë reagova ashtu siç do të kishte vepruar gjithkush”, deklaroi mbrojtësi heroik i Milanit dhe ekipit kombëtar danez në konferencën për shtyp.

/GazetaBlic Sport