Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer, vlerësoi lartë trajnerin e ‘Rossonerëve’, Stefano Pioli. “Nëse ka një person që jep gjithçka për Milanin, ai është trajneri”.
Pas fitores 1-0 ndaj Torinos të martën, Milani është i pari në Serie A, tre pikë më shumë se Napoli, të cilët luajnë të enjtën mbrëma kundër Bolognas, përcjell GazetaBlic Sport.
Mbrojtësi veteran, i cili foli për ‘MilanTV‘ për kohën e tij në klub, vlerësoi shumë ndikimin e Piolit te Milani.
“Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të, ai ka besim të madh tek unë dhe kjo më lejon të jap gjithçka”, tha fillimisht Kjaer.
“Nuk e njihja shumë përpara se ta takoja këtu. Ai e nis çdo ditë me një buzëqeshje, gjithmonë pyet të gjithë se si ndihen.
“Kjo është e rëndësishme, nëse ka një person që jep gjithçka për Milanin, ai është trajneri. Ai është gjithmonë i pranishëm dhe gjithmonë jep gjithçka”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


