Milani ka njoftuar se qendërmbrojtësi Simon Kjaer iu nënshtrua artroskopisë në gjurin e majtë për të rregulluar ligamentin e kryqëzuar dhe do jetë jashtë fushës për gjashtë muaj.
Mbrojtësi danez pësoi dëmtim në fitoren 3-0 ndaj Genoas të mërkurën dhe u largua nga loja me barelë, përcjell GazetaBlic Sport.
Përkrahja për danezin ka qenë mjaftë e madhe pas lëndimit të tij që do e lërë jashtë fushe deri në fund të sezonit.
Danezi i ka falenderuar të gjithë për mesazhet përkrahëse.
“Faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen dhe mesazhet që kam marrë”, shkroi Kjaer në Instagram. “Mezi pres punën e vështirë që kam përpara tani!! Semper (gjithmonë) Milan.”

/GazetaBlic Sport/


