Sporti

Kjaer: E meritojmë të kualifikohemi, pres një stadium të zjarrtë

06/21/2021 16:27
nga:E K

E vetmja gjë e sigurt në Grupin B është fakti që Belgjika ka prerë një biletë për më tej, mbetet ende për tu përcaktuar si kokë grupi apo jo, ndërsa tre ekipet e tjera, Rusia, Finlanda dhe Danimarka janë ende në valle. Kualifikohen apo jo për më tej, Danimarka do të kujtohet gjatë, për atë që ndodhi me yllin e skuadrës, Christian Eriksen.

Kapiteni Simon Kjaer, një tjerë figurë emblematike në ato momente dramatike, është i bindur se e meritojnë të kalojë më tej: “Pas asaj që kaluam mendoj se e meritojmë të kalojmë më tej. E presim këtë sfidë kundër Rusisë me mentalitetin e duhur dhe të bindur se mund t’ia dalim”.

Kjaer shpreson shumë që efekti fushë ti vijë në ndihmë, ndaj Belgjikës me tifozët në krahë dhuruan një paraqitje pozitive: Mbështetja që morëm ndeshjen e fundit ishte gjëja më e çmendur që kisha parë. Ishte një mbrëmje speciale, nuk e kisha parë kurë stadiumin Parken në atë mënyrë. Shpresoj që edhe ndaj Rusisë të kemi të njëjtën mbështetje”, theksoi Kjaer.