Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar se punimet në rrugën “Pestovë-Druar” tashmë kanë filluar, raporton GazetaBlic.
Idrizi përmes një shkrimi në “Facebook” ka treguar rreth vështirësive që qytetarët e kësaj komune kanë hasur gjatë qarkullimit në këtë rrugë.
“Gjendja e kësaj rruge nuk ka qenë aspak e mirë dhe qytetarët kanë pasur vështirësi në qarkullim, por kjo tashme do të përfundojë, pasi që sot kanë filluar punimet për rregullimin e kësaj rruge tejet të rëndësishme për qytetarët”, shkruan Idrizi.
Njoftimi i plotë:
Rruga “Pestovë-Druar” është një ndër rrugët më të frekuentuara nga qytetarët, pasi që lidh fshatrat e Artakollit me magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Gjendja e kësaj rruge nuk ka qenë aspak e mirë dhe qytetarët kanë pasur vështirësi në qarkullim, por kjo tashme do të përfundojë, pasi që sot kanë filluar punimet? për rregullimin e kësaj rruge tejet të rëndësishme për qytetarët.


