Lajme

Kishte shkuar për pushime në Lezhë, vdes në plazh turisti nga Milano

06/17/2024 18:55
nga:G B

Ka vdekur sot një turist nga Milano, i cili kishte ardhur në Lezhë për pushime.

Policia ka bërë të ditur se dyshohet që se ai ka pësuar arrest kardiak, shkruan TCh.

“Sot rreth orës 15:30, shtetasi italian P. G.,66 vjeç, banues në Milano, në momentin që është futur në det dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.