Skuadra e Fushë Kosovës arriti të marrë një barazim shumë të vlefshëm në xhiron e pestë të Superligës së Kosovës, duke ndalur Dritën me rezultatin 1:1.
Fushë Kosova dhe Drita luajtën baras 1-1, rezultat ky që ia solli pikën e parë ekipit të Fushë Kosovës në këtë stinor, shkruan GazetaBlic Sport.
Një nga më të dalluarit e javës ishte futbollisti, Ardi Ajdini, i cili pati paraqitje të shkëkqyeshme në aspektin defansiv.
Ajdini thotë se atmosfera tek skuadra e Burim Shalës është shumë e mirë, sidomos pas inkuadrimit në Superligë.
“Me hyrjen në Superligë, motivi dhe atmosfera në ekip ka qenë mjaft e mirë. Synimi i ekipit është të luajmë mirë dhe të luftojmë për pjesën e epërme të tabelës. Lojën me Dritën e kemi prit me shumë entuziazëm, duke pas parasysh që është një ekip që pretendon titullin. Ka qenë loje sfiduse, por për ne ishte një loje ku arritëm të fitojmë një pike e cila na e shtoi motivin për të vazhdu përpara”, tha fillimisht Ajdini për ‘GazetaBlic Sport’.
Më pas, Ajdini potencoi se ndeshjen tjetër e presin me shumë vullnet dhe presin rezultat pozitiv ndaj Dukagjinit.
– Sikur çdo lojë, ne do e marrim me shumë seriozitet punën dhe përkushtimin. Jemi mjaft të motivuar andaj edhe presim rezultat pozitiv”, përfundoi ai.
Në xhiron e ardhshme, Dukagjini e mirëpret Fushë Kosovën në një ballafaqim që pritet të jetë i ‘nxehtë’ në Klinë.
/GazetaBlic Sport


