Sporti

Kishte paraqitje fantastike me Malishevën, disa skuadra të interesuara për Armend Abazin

07/07/2021 19:22
nga:Mergim Rreci

Armend Abazi ishte njëri ndër futbollistët kryesor të skuadrës së Malishevës në edicionin e kaluar.

Abazi kishte paraqitje fantastike me këtë skuadër, duke arritur edhe inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai për gjashtë muaj sa ishte pjesë e këtij klubi, shënoi 7 gola dhe 5 asistime.

Tashmë ai është një futbollist i lirë pasi që kontrata me Malishevën ka skaduar, por duket që interesimi i skuadrave është i lartë për të.

GazetaBlic Sport mëson se deri më tash janë tri skuadra që kanë dërguar ofertë në drejtim të tij, por ai është ende në pritje të një vendimi përfundimtar për klubin e ri.

/GazetaBlic Sport/