Paraditen e sotme është gjetur një trup i pajetë në liqen në Mushqet të Krrabës.
Bëhet e ditur se viktima është një 40-vjeçari, i cili sipas familjarëve kishte 11 ditë që kishte humbur kontaktet me familjen.
Trupi është parë buzë liqenit nga një banorë i zonës, dhe më pas është njoftuar policia.
“Trupi aktualisht ndodhet në morg për autopsinë. Sipas familjarëve 40-vjeçari nuk ka pasur probleme shëndetësore dhe nuk njihej as si problematik”.


