Lajme

Kishin kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme, arrestohen dy persona në Fushë Kosovë

10/21/2024 09:14
nga:N K

Dy persona janë arrestuar pasi që dyshohet se kishin kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 12:20, në Fushë Kosovë.

Po ashtu siç bëhet e ditur në raport lidhur me rastin janë konfiskuar mallra të ndryshme dhe katër vetura.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se kishin kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin janë konfiskuar mallra të ndryshme dhe katër vetura”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.