Shërbimi i Kërkim Shpëtimit të Kosovës ka pranuar të mërkurën në mbrëmje një thirrje për ndihmë nga një grup i ski-bjeshkatarëve vendas, të cilët kishin humbur në mjegull dhe stuhi në afërsi të qendrës skitare “Brezovicë”.
Më pas ka filluar operacioni dhe kështu në kushte ekstreme është arritur me shumë vështirësi gjetja dhe shpëtimi i të humburve.
Personat e humbur janë shoqëruar me kujdes deri në qendër në gjendje stabile shëndetësore, gjendja e tyre është e mirë dhe vazhdojnë të ngrohen dhe stabilizohet pasi që ishin të ekspozuar në kushte atmosferike ekstreme.
Njoftimi i plotë:
Me datën 12.01.2022 në ora 17:35 pranuam një thirrje për ndihmë nga një grup i ski-bjeshkatarëve vendas, të cilët kishin humbur në mjegull dhe stuhi në afërsi të qendrës skitare “Brezovicë”.
Shërbimi i Kërkim Shpëtimit të Kosovës menjëherë aktivizohet duke kërkuar nga të humburit dërgimin e kordinatave.
Me pranimin e kordinatave menjëherë identifikohet lokacion se ku gjindeshin, dhe jipen instruksionet që mos të lëviznin nga vendi dhe të qëndronin të sigurtë.
Me një kordinim të shpejtë arrihet organizimi dhe fillimi i operacionit pas një kohë shumë të shkurtë.
Anëtarët:Bardhosh Morina, Donat Hoti dhe dy bjeshkatarë lokalë nga komuna e Shtërpcës Nikola Grbic, Sinisa Cumpalovic pajisjen dhe nisen në drejtim të kordinatave të dërguara.
Në ora 19:40 arrihet në zonën e incidentit dhe për shkak të kushteve të rënduara dhe dukshmërisë nuk mundën të takohen, por vetëm dëgjojnë zërin e njëri tjetrit.
Në ora 20:40 pas një ngjitjeje dhe orientimi në kushte extreme arrihet me shumë vështirësi gjetja dhe shpëtimi i të humburve.
Duhet të ceket që operacioni ka pasur shumë vështirësi pasi që edhe komunikimi me telefon me të humburit është ndërprerë shkaku i ndaljes së telefonëve nga i ftohti i madh.
Në ora 22:00 përfundon evakuimi i të humburve në qendrën skitare.
Personat e humbur janë shoqëruar me kujdes deri në qendër në gjendje stabile shëndetësore,gjendja e tyre është e mirë dhe vazhdojnë të ngrohen dhe stabilizohet pasi që ishin të ekspozuar në kushte atmosferike extreme.
Skuadrat tjera gjatë kryerjes së operacionit, janë nisur për tu bashkangjitur në operacion, por fatmirësisht evakuimi i viktimave është arritur pa pasur nevojë për mbështetje operacionale.
Udhëheqësit e ShKShMK janë kordinuar me policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera deri në përfundimin e operacionit.
Falenderojmë përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit për profesionalizëm dhe shpirtin human, duke realizuar një operacion të suksesshëm të Kërkim Shpëtimit Malor,është evituar një tragjedi e pa shmangshme!
Apelojmë që të keni kujdes në lëvizjet e juaja nëpër zonat malore, dhe për çdo urgjencë luteni që të kontaktoni shërbimin.