Lajme

Kina i bën thirrje Iranit dhe Izraelit që të zvogëlojnë tensionet

04/19/2024 11:39
nga:Sh R

Kina u shpreh kundër çdo përshkallëzimi të tensioneve në Lindjen e Mesme pasi Irani u shënjestrua nga një sulm ajror.

“Kina kundërshton çdo sjellje që mund të përshkallëzojë më tej tensionet,” tha Lin Jian, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.

Ai kështu u shpreh në një konferencë të rregullt për shtyp të premten në Pekin, raporton CNN.

Izraeli kreu sulmin e së premtes, tha një zyrtar amerikan për CNN. Izraeli nuk ka komentuar dhe Irani nuk e ka identifikuar burimin e sulmit.