Sporti

Kimpembe: Franca nuk është favorit ndaj Zvicrës

06/28/2021 12:15
nga:E K

Franca dhe Zvicra do të përballen sot në rrethin e fazës së parë eliminuese të Kampionatit Evropian.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Para takimit për media ka folur lojtari i Francës, Presnel Kimpembe, i cili tha se ndeshjen ndaj Zvicrës do t’a marrin shumë seriozisht, dhe se ndaj tyre ata nuk janë favorit.

“Ne e dimë që është një fazë e re e garës. Tani është si një garë kupash, dhe nuk mund të bëjmë ndonjë gabim, përndryshe është fundi. Pra, padyshim që të gjithë e presim me padurim, por jemi gjithashtu shumë të përqendruar dhe të vetëdijshëm se çfarë do të ndodhë, çfarë mund të ndodhë. Ne nuk e shohim veten si favorit. Ne do ta marrim këtë ndeshje kundër Zvicrës shumë seriozisht”, tha Kimpembe