Joshua Kimmich foli për RTL rreth eliminimit të kombëtares gjermane nga Kupa e Botës. Për kapitenin e Gjermanisë, eliminimi i parakohshëm ishte veçanërisht i dhimbshëm, edhe për faktin se kjo është hera e tretë që e përjeton një gjë të tillë.
“Për mua, ky ishte eliminimi më i vështirë. Ka ndodhur për herë të tretë, këtë herë në një rol të ndryshëm. Prandaj më goditi edhe më fort. M’u desh kohë për ta përpunuar dhe për ta kuptuar në kontekstin e duhur,” tha Kimmich.
Ai dëshiron të shohë përpara: “Duke parë pas, këto tri eliminime nga Kupa e Botës janë pjesë e karrierës sime. Kjo nuk mund të ndryshohet. Por mund të sigurohesh që gjërat të shkojnë ndryshe në të ardhmen.”
31-vjeçari theksoi gjithashtu ambicien e tij për sfidat e ardhshme: “Aty po e përqendroj energjinë dhe vëmendjen time. Do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u rikthyer gëzimin njerëzve.”
/GazetaBlic Sport


