Sporti

Kimmich përgëzon Alaban për klubin e ri

04/22/2021 17:08
nga:Lorik J

Joshua Kimmich ka uruar bashkëlojtarin e tij, David Alaba për kalimin te Real Madid.

David Alaba do të largohet nga Bayern Munich, pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit, shkruan GazetaBlic Sport.

Alaba do të veshë fanelen e klubit spanjoll sezonin e ardhshëm dhe për këtë e ka uruar bashkëlojtari i tij, Kimmich.

“Ai fitoi gjithçka këtu. Unë mendoj që Real Madrid, pa dyshim, është një klub i denjë. Nuk ka shumë hapa që dikush mund të ndërmarrë pasi të luajë për Bayern, por Real Madrid nuk është aspak keq “, ka thënë Kimmich për Sky Sports.

/GazetaBlic Sport.