Mbrojtësi i Gjermanisë, Joshua Kimmich, siguroi këtë të hënë në një konferencë për shtyp se nuk e di nëse kombëtarja spanjolle “do të jetë e lumtur” të përballet me kombëtaren e tij në çerekfinalen e Euro2024 dhe parashikoi një duel të madh.
Lojtari i Bayern Munichut, titullar i padiskutueshëm me Julian Nagelsmann në krahun e djathtë të kombëtaresgjermane, analizoi duelin mes Gjermanisë dhe Spanjës dhe theksoi se skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente nuk do jetë e lumtur që do luajnë me ta, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë mendoj se do të jetë një ndeshje e mirë. Çdo tifoz neutral sigurisht që do të jetë i lumtur. Nuk e di nëse Spanja ishte e lumtur që na takoi në çerekfinale. Ju gjithmonë shpresoni të luani ndeshje të tilla. Spanja ka dhënë përshtypjen se aata fituan të gjitha ndeshjet e tyre me shumë besim. Do të jetë e vështirë për të dy kombëtaret”, tha Kimmich.
/GazetaBlic Sport