Sporti

Kimmich: Jam befasuar kur Italia nuk u kualifikua për në Kupën e Botës

10/31/2022 14:07
nga:E K

Kupa e Botës është vetëm pak javë larg fillimit.

Mesfushori gjerman, Joshua Kimmich gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes së Bayernit me Interin është shprehur i habitur që Italia u eliminua dhe nuk do mund të paraqitet në “Katar 2022”, shkruan GazetaBlic Sport.

“Jemi përballur disa herë me Italinë, madhje edhe në Ligën e Kombeve. U habita që kampionët e Europës nuk u kualifikuan në Kupën e Botës”, tha ai.

Kujtojmë që nesër Bayern Munich zhvillon ndeshjen e fundit në kuadër të grupeve me Interin. Që të dy skuadrat tashmë janë kualifikuar në fazën eliminuese.

/GazetaBlic Sport/