Sporti

Kimmich: Do jetë interesante të shoh Barcelonën pa Messin

09/13/2021 22:40
nga:E K

Bayern Munich dhe Barcelona takohen nesër në “Camp Nou” me fillim nga ora 21:00, në kuadër të fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori i Bayern, Joshua Kimmich, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Barcelonës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai tha se është kurreshtar të përballet me Barcelonën pa Messin.

“Kur isha i ri ndjeka Barcelonën shkaku i Messit. Ishte e pamundur të mos befasoheshe nga largimi i tij drejt PSG. Do jetë interesante ta shohim Barcelonën pa të”, tha Kimmich.

/GazetaBlic Sport/