Lajme

Kimete Berisha për Donika Gërvallën: Magnet për skandale!

06/02/2021 21:10
nga:M K

Publicistja Kimete Berisha ka ironizuar me ministren aktuale të punëve të jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha ka thënë se kryediplomatja kosovare është magnet për skandale, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Donika Gërvalla – magnet për skandale!
Pse flet veç për krime!
Pse bën si detektive, demek ti di diçka më shumë se krejt Kosova, por ja që s’ka ardhur koha ta thuash.
Kjo të bën të çuditshme!
Çka t’u ka tek UÇK- ja?
Pse sillesh si Agatha Kristi në fund të librit, pak para zbulimit të vrasësit.
Pse kur gazetarët të pyesin për krime, nuk thua ‘s’di’, sepse Ti vërtetë s’di!
Pse të tërheqin temat e përgjakura, temat me vrasje!
Ne e dimë, por ti a e di se gjatë luftës nuk ke qenë në Kosovë!
Pse nuk e ndërron temën?
Na fol pak për 50 për qind të rinisë që janë të pa punë (nejse, i keni punësuar që vullnetarisht, pa pare, m’i shá kundërshtarët tuaj).
Po tingëllon sikur e urren UÇK-në dhe me fjalët t’ua të krisura, ti me apo pa dëshirë, i barazon krimet shtetërore serbe ndaj popullit shqiptar, me krimet individuale të supozuara të shqiptarëve!
A e ke ndonjë arsye që udhëhiqesh nga urrejtja?
Ti nuk je ministre e jashtme e Donika Gërvallës, por je ministre e jashtme e Kosovës!
Adoleshente me qënë nuk të lejohet gjithë ky skandal!
Ti duhet ta kuptosh se askush nuk e di çfarë ke në zemër, ama kur vjen puna ta krijosh një mendim, gjithmonë gabon!
Pse të ndodh të gabosh përditë?
Pse s’punon por pleqnon!
Çka ka lidhje që je vajza e Jusufit?
Nuk të ndihmon asgjë.
Të ka ndihmuar të bëhesh ministre, kaq.
Nuk mjafton!
E sheh që tash të duhet dija!
Prej skenderi del beteri, e dimë.
Sepse, fati, mençuria dhe dija nuk trashëgohen!
P.S. Dashuria nuk të lë të gabosh!
Kur e do dikë, nuk e lëndon!
Thjesht hesht, mos fol, se s’ka parë njeri që sa herë flet, flet kundër vetvetes.
Nuk është normale që çdo ditë të marrësh në thua në fjalët t’ua!
Të rrëzohesh përditë nga goditjet që ia bën vetes dhe gjithmonë të kujtosh se mediat të xhelozojnë, ta kanë inat!
Harroje. Askush s’të sheh ashtu qysh kenqejf ti.
Tani ti e tërheq veç antpatinë.
Ta them unë që të kam votuar!

LEXO EDHE:

Donika Gërvallës i shtohen gafat

/GazetaBlic/