Sporti

Kim Min-jae tek Bayern Munich për 50 milionë euro: Të luash këtu është një ëndërr për çdo futbollist

07/18/2023 18:06
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich zyrtarizoi këtë të martë nënshkrimin e Kim Min-jae, qendërmbrojtësit të Koresë së Jugut, i cili ishte një nga shtyllat kryesore të titullit të Napolit në Serie A sezonin e kaluar.

Kim ka nënshkruar kontratë me bavarezët deri në vitin 2028 dhe do të jetë pronari i fanellës numër 3, kurse vlera e plotë e transferimit ishte 50 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.

“Të luash për Bayernin është një ëndërr për çdo futbollist. Mezi pres atë që do të vijë në Mynih, do të jetë një fillim i ri. Dua të luaj shumë ndeshje dhe të fitoj sa më shumë tituj”, tha lojtari në momentin e prezantimit.