Showtime

Kim Kardashian synon të jetë avokate në të ardhmen

12/13/2021 16:11
nga:Genita C

Ka famë, pasuri dhe çdo gjë që ka ëndërruar, por Kim Kardashian nuk e ka lënë anash as shkollimin dhe synimet për të qenë një avokate e diplomuar.

Dhe tashmë ajo është rrugës për të arritur këtë, pasi së fundmi ka njoftuar se ka kaluar provimin e jurisprudencës.

Kështu ka bërë të ditur vet ylli 41-vjeçar përmes një postimi në Instagram, duke thënë se ndihet krenare për gruan që është sot.

Pas tri dështimeve, tha se më në fund ia doli dhe për këtë do të ishte krenar edhe babai i saj i ndjerë.

Ajo tutje ka falënderuar ata që e mbështetën në rrugëtimin e saj dhe e inkurajuan që të ndjek studimet për drejtësi.

Në fund, Kim dha porosinë duke thënë që të mos dorëzoheni asnjëherë në synimet që ia vendosni vetës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)