Kim Kardashian ditëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes.
E gjitha ishte për një pretendim të një kasete tjetër seksi të Kardashian, shkruan Gazetablic.
Së fundmi Kim kërcënoi se do të padiste ‘Roblox’ kjo sepse një lojë që pretendonte se ofronte një kasetë seksi të papublikuar u shfaq në këtë platformë.
Roblox, përmban lojëra të panumërta, e shfaqi edhe një që përdori fytyrën e Kardashian si karrem për klikim.
Pretendohej se kishte pamje të paparë të një kasete seksi që shfaq yllin e Kim u shpreh se do t’i padisë ata nëse ekziston një lojë me emrin dhe fotografinë e saj.
Platforma që atëherë e ka ndaluar zhvilluesin e lojës ku njëkohësisht ka mohuar për aludimet e kasetës
“Videoja e referuar nuk ishte kurrë e disponueshme në platformën tonë. Ne kemi moderim dhe politika të rrepta për të mbrojtur komunitetin tonë, duke përfshirë zero tolerancë për përmbajtje seksuale të çdo lloji që shkel rregullat e komunitetit tonë” tha një zëdhënëse./GazetaBlic/


