Showtime

Kim Kardashian dhe familja e saj në rerzik për jetën, një person e kërcënon për bombë

05/22/2022 18:14
nga:G B

Ylli i “The Kardashian” me famë botërore, Kim Kardashian së bashku me familjen e saj janë në rrezik. Kështu ka bërë me dije avokati i saj ditën e sotme.

Sipas tij, Kardashian ka marrë disa kërcënime me anë të disa letrave ku thuhet se do të vendoset një bombë në zyrën e saj.

Personi që i dërgon me anë të letrave kërcënime për jetë, e ka paralajmëruar Kim Kardashian 8 herë se do të vriste atë dhe fëmijët e saj.