Lajme

Kilajt i vazhdohet paraburgimi nga Specialja

11/06/2023 11:33
nga:N K

Gjykata Speciale ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj.

Kjo është bërë e ditur nga vet gjykata e cila ka publikuar edhe një dokument, në të cilin thuhet është aprovuar kërkesa e Dhomave të Specializuara për vazhdim të paraburgimit.

Kilaj është arrestuar të premten “për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare sipas Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019 dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”.