Pas vendimit të Rusisë për aneksimin e katër rajoneve ukrainase, Kievi zyrtar sot është kundërpërgjigjur duke aplikuar edhe zyrtarisht për anëtarësim në NATO.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka publikuar në rrjetet sociale momentin e nënshkrimit të aplikacionit për anëtarësim në NATO, pas aneksimit të paligjshëm të rajoneve ukrainase, Luhansk, Donjetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia.


