Lajme

Kievi zgjohet nga shpërthimet, kryeqyteti ukrainas tronditet pas disa javësh qetësie

06/05/2022 07:55
nga:Q R

Kryeqyteti ukrainas është zgjuar nga shpërthimet këtë mëngjes të diele.

“Disa shpërthime u dëgjuan në rrethet Darnutskyi dhe Dniprovskyi të Kievit. Shërbimet tashmë janë duke punuar në vend. Informacion më të detajuar do ketë më vonë,” tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko në Telegram.

Një gazetar i CNN që pa pasojat e shpërthimeve tha se një shpërthim në veri-lindje të Kievit krijoi një kolonë të trashë tymi në qiell.

Pati gjithashtu raporte për sulme me raketa rreth qytetit port të Odesa-s herët të dielën. /abcnews.al/